E bukura e të Zotit

..."E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim. Gjate leximit, secili prej nesh zbulon, me mënyren e tij, kënaqesinë e të besuarit në ate cka lexon, përjetimin e pasionit të dashurisë të Solalit dhe Arianes. Dhe kjo kënaqesi kthehet në nevojë pothuajse organike, sepse tek "E bukura e të zotit" ndien frymën, dinamiken e shkrimit, forcën që shtyn personazhet në monologe të gjatë duke mos respektuar rregullat konvencionale të drejtshkrimit. Dhe në këtë pikë lexuesi përfshihet brenda një vorbulle idesh, ndjenjash, përshkrimesh, të cilën mund ta dominojë vetem nëpërmjet frymëmarrjes së tij. "E  bukura e të zotit"  e Albert Cohen-it, është një vepër që thyen krenaritë e rreme, por edhe mitin e pasionit për dashurine, është një sulm plot ironi të pamëshirshme ndaj institucioneve ndërkombetare, por mbi të gjitha një himn kushtuar letërsise ...

Detajet rreth librit
Autori Albert Cohen
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Amantia Kapo
Kategoria

Romancë

Roman

Sentimentalë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 960
Data e botimit Shkurt 2014
ISBN 9789928429179
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune