Gaqo Bushaka
Gaqo Bushaka (1943 në Selckë, Gjirokastër) është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë. Ka shkruar përmbledhje të suksesshme përrallash si "Arushi që kërkonte babanë", "Në ishullin e dallëndysheve", "Amaneti i dhelprës", dhe "Përralla u la për nesër". Vepra që e bëri tepër të njohur ishte trilogjia "Aventurat e Çufos" e përbërë nga përrallat "Çufoja dhe Bubi kaçurrel", "Pushimet e Çufos", "Çufoja në shtëpinë e çudirave". "Çufoja dhe Zogu", "Çufoja me Pushime në Mal", "Çufoja do Akullore"...