Zogu në kaushin e akullores

Është një përmbledhje me rreth 70 përralla ku xhaxhi Gaqo Bushaka fton Enean dhe vogëlushët e tjerë në botën e magjishme të përrallës dhe të ëndrrës. Kjo botë është e tejmbushur me personazhe (përgjithësisht kafshë) që fëmijët i duan aq shumë. Aty gjen miushin Mimi dhe ndodhitë e tij, kotelen Roshe, mizat që rendin pas mjaltit; më tutje mëson për turpin e korbit Krra-Krra, ariun që kërkonte babanë, si foli gjuhëpreri, si rrëfen laraska për dordolecin; takon gjyshen që harron të flasë, si merr elefanti arratinë, cila është historia e opingave të Sheros etj. etj.

Detajet rreth librit
Autori Gaqo Bushaka
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Përralla

Libra të ilustruar

Letërsi shqipe

3-5 vjeç

6-8 vjeç

Libra për fëmijë

Numri i faqeve 292
Data e botimit Gusht 2004
ISBN 99927-1-898-6
Gjuha Shqipe
Libër fizik
750 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune