Shporta juaj është bosh
Lulegjaku
....
Në atë tubim njerëzit syulur dëgjonin mësuesen. Ajo fliste për Palin që të
dëgjonin unë, ti, ata...
- Na fal, o bir, ne nuk mundëm të të mbronim dot... Bëmë pak për ty. Ndoshta
nuk dinim se ç’të bënim më shumë, ata që dinin nuk e vunë ujin në zjarr dhe ja fundi i
hidhur. Na fal, o bir, o Pali ynë, që tani u ktheve në një tufë lulesh aty në bankën e tretë.
Ajo tufë lulesh çdo mëngjes, kur të pyesim: “Kush mungon?”, do të përgjigjet: “Këtu!”.
Mësuesja ngriti sytë nga fletët e shkruara dhe thirri, çudi si doli ai zë
kumbues:
- O ti që more gjakun te Pali, gjakun e pakanuntë, po të pyes si mësuese, po të
pyes si nënë dhe si qytetare e këtij vendi të shumëvuajtur, jo vetëm nga luftërat po dhe nga
mendja jonë, vërtet je qetësuar apo dridhesh i penduar? Në legjendën e legjendave Konstandini u ngrit nga varri që të mbante fjalën,
t’i çonte vajzën nënës, kurse Pali do të ngrihet nga varri t’i sjellë Shqipërisë çrrënjosjen e
gjakmarrjes, çlirimin e të ngujuarve.
Sonte qajnë fëmijët e gjithë Shqipërisë e ca më tej, fshehurazi nga ti, qajnë
edhe fëmijët e tu. Shikoi në sy, i kanë me lot. Pse nuk e le të lulëzonte lulen?!... O njerëz,
ruajeni jetën e këtyre njomëzakëve, lulet e vërteta të këtij vendi të bekuar plot diell, se edhe
kanuni përpiqet t’i ruajë.
I përjetshëm kujtimi!
Autori | Gaqo Bushaka |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Novela Bashkëkohorë Letërsi shqipe 9-12 vjeç Letërsi për adoleshentë |
Numri i faqeve | 88 |
Data e botimit | Qershor 2017 |
ISBN | 9789928205773 |
Gjuha | Shqipe |