BESNIK MUSTAFAJ

Besnik Mustafaj (Bajram Curr, 23 shtator 1958) është një politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.
U diplomua në Universitetin e Tiranë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 1982. Ai ishte Ambasadori i Shqipërisë në Francë nga 1992 deri 1997, dhe më 2005 u emërua Ministër i Punëve të Jashtme. Pas një kohe të gjatë ai hoqi dorë nga politika për t’ia kushtuar kohën e vet letërsisë e të shkruarit.
Ai shkruan në zhanre të ndryshme si: poezi, novela, proza, ese, skenarë e filmash, romane dhe përkthime. Kritikët shqiptarë dhe të huaj e konsiderojnë atë si një nga autorët më përfaqësues modernë të letërsisë shqipe. Besnik Mustafaj ka qenë kryeredaktor i revistës “Bota Letrare”.
 
Çmime
1997: Çmimi “Mesdhetar” për letërsi me librin (Daullja prej letre, roman).
2013: Çmimi letrar “Libri artistik më i mirë i vitit 2013”, vlerësuar nga Akademia Kult, (Autoportret me teleskop, roman).
2019: “Çmimi i madh i Panairit të Librit Tirana 2019”, (Dëmtuar gjatë rrugës, roman).
1991: Premio Internazionale per la poesia “Giorgio Lapira”, Firenze.
1997: “Mediterranée étranger” për romanin “Le tambour de papier”, (Daullja prej letre) Francë.
2017: “Çmimin e Madh të Panairit të Librit Prishtinë”, për romanin më të mirë të vitit me romanin (Ëndrra e doktorit).
2019: Premio letterario speciale “Flaiano” për romanin “Piccola saga carceraria” (Një sagë e vogël) Pescara, Itali.



Shpërndaje