Shporta juaj është bosh
Letrat e mia kredenciale
Gazetarja e njohur Arta Marku nuk ka intervistuar vetëm shkrimtarin. Ajo i ka intervistuar të gjithë: veç shkrimtarit, diplomatin me dyshimet, pasiguritë dhe pengjet; politikanin që tërheq skajin e kundërt të të njëjtit litar tërhequr edhe prej shkrimtarit; deputetin që kur e pa veten në parlament nuk kish lexuar kurrë një ligj; gazetarin që e brodhi Shqipërinë cep më cep; pedagogun që s’e kishte hiç përzemër mësimdhënien; intelektualin për të cilin zgjerimi i horizontit është domosdoshmëri; qytetarin që nuk mund të rrijë shpërfillës ndaj terrenit mbi të cilin vë këmbët; burrin që gratë i mishëron në poezi; bashkëshortin, të cilit i duket e zbrazët Shtëpia pa Donën; babain që ngjan dhe nuk ngjan me babanë e vet; birin, që, sidoqoftë, nuk e vrau kurrë atin; nipin që ruan kujtimin e mrekullueshëm të gjyshit dhe dy grave të tij... Ka intervistuar burrin e sotëm, djaloshin që rritet, adoleshentin që i largohet qytetit të lindjes, fëmijën që nuk i pëlqen të luajë futboll...
Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
Autori | Besnik Mustafaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Proza Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 336 |
Data e botimit | Shkurt 2016 |
ISBN | 9789928277183 |
Gjuha | Shqipe |