Shporta juaj është bosh
Gjuha amë
Poezia e Besnik Mustafajt, mbetet lloji i shkrimit imagjinativ, ka një prirje të natyrshme për të medituar edhe mbi temat më të përgjithshme, si dashuria, pritja, paniku, protesta a vdekja, me enumeracion imazhesh impresive të shprehura me detaje konkrete. Kjo cilësi, e cila në pamje të parë mund të duket si prirje e kalitur nga përvoja e tij e gjatë si prozator, duhet të jetë predispozitë më e thellë, jo thjesht ngaqë Mustafaj i ka fillimet e tij letrare në poezi, por edhe për faktin se pikërisht në këto fillime evidentohet kujdesi i tij i përkorë në përzgjedhjen dhe raportimin e detajeve konkrete.
| Autori | Besnik Mustafaj |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 352 |
| Data e botimit | Nëntor 2021 |
| ISBN | 9789928348524 |
| Gjuha | Shqipe |
































