Botimet Toena ndër të tjera ka si synim edhe të marrë pjesë në projekte të ndryshme me fokus librin. Prej vitesh tashmë i jep mundësinë lexuesit që përmes këtyre librave të përkthyer të zgjerojë horizontin e tij kulturor, të njohë botë të tjera. Letërsia në përgjithësi dhe libri në veçanti, na ndihmojnë të kuptojmë atë që është i ndryshëm nga ne, të përftojmë më të mirën prej tij.