Projekte
Kryesore > Projekte > Fqinjët-Neighbours
Fqinjët-Neighbours
Neighbours
2021-2022 (Fqinjët) është një projekt përkthimi letrar i Botimeve Toena,
mbështetur nga programi “Creative Europe” i Komisionit Europian.
Njihni
fqinjët tuaj është një projekt që lidhet me
përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e shtatë titujve, pjesë e një
kolane me titull “Fqinjët”, që synon të prezantojë për lexuesit shqiptarë në
Shqipëri dhe në Diasporë (ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët) 7 shkrimtarë të
shkëlqyeshëm dhe vëllimet e tyre përmes një sërë aktivitetesh që do të zbatohen
gjatë një periudhe 24 mujore. Paketa përmban tre autorë të njohur nga lexuesit
shqiptarë nga përkthimi i tyre i mëparshëm në gjuhën shqipe: Eric-Emmanuel
Schmitt, Giannis Kalpouzos dhe Drago Jančar, të cilët janë autorë të njohur në
vendin e tyre dhe jashtë vendit, dy nga tri vëllimet kanë fituar çmime të
rëndësishme kombëtare letrare. Gjithashtu ka tre fitues të çmimit prestigjioz EUPL
në vite të ndryshme: Kalin Terzyiski, Réka Mán-Várhegyi dhe Răzvan Rădulescu
dhe një autor debutues nga Italia Jonathan Bazzi, romani i të cilit tashmë ka
fituar disa çmime dhe është në listën e ngushtë të çmimit letrar Strega.
Ky projekt synon
të tërheqë vëmendjen e një grupi të madh lexuesish, si lexues fillestar dhe
lexues të fortë, por edhe lexues të specializuar dhe gjithashtu të kontaktojë
lexuesin emigrant që do të përfitojë nga tema kryesore e kësaj kolane. Veprat
do të botohen si në formatin tradicional ashtu edhe e-book. Ky projekt ka
si synim të trajtojë disa tema të rëndësishme si: përkthimi nga gjuhët e vogla
në gjuhë të tjera të vogla (hungarisht, sllovenisht, rumanisht dhe
bullgarisht); një diskutim të rëndësishëm shoqëror për çështjen e “lagjes” në
ditët moderne, ku banorë të saj nuk janë më vetëm vendas, por edhe fqinjë të
huaj, të ardhur për arsye të ndryshme në Shqipëri. Për të njohur më së miri
fqinjët tanë rruga më e mirë mbetet ajo e letërsisë së tyre, pasi letërsia na
ndihmon të kuptojmë dhe njohim atë që është i ndryshëm nga ne, por që mund të
na pasurojë me ndryshimin e tij dhe me shkëmbimet e shëndetshme që na sjell
njohja, ndryshe nga paragjykimi apo keqgjykimi.
Projekt i financuar nga Bashkimi Europian.