Sadulla Zendeli - Daja
Me veprimtarinë e gjerë atdhetare dhe krijuese Daja ka fituar respektin e
mërgimtarëve shqiptarë në gjithë gadishullin skandinav. Ai ka një krijimtari të
pasur publicistike, letrare dhe artistike, ku spikat puna e madhe këmbëngulëse
për hartimin e fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip. Aktualisht banon
në ishullin e Ëlandit dhe së bashku me familjen e tij ka hapur një restorant me
emrin “Shqiponja”.
“Unë jam njëri ndër mërgimtarët tanë në Suedi, i dëbuar me dhunë para 53
vitesh. Rrethanat e jetës në mërgim, siç mund ta dini, janë mjaft të ndërlikuara
e të vështira. Duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm
asimilimi i pjesshëm ose ai i plotë gradualisht. Ajo që brengos çdo njeri në
rrethanat e jetës jashtë atdheut, është ruajtja e gjuhës shqipe”, - shkruan ai.