Shporta juaj është bosh
Rizgjimi i Arbërisë
Sadulla Zendeli - Daja është shndërruar tashmë në personazh, në njeri-simbol dhe legjendë të qëndresës dhe të rezistencës, në një kalorës të shquar të humanizmit dhe të lirisë. Për jetën dhe veprën e tij bëhen shumë vlerësime, karakterizime dhe krahasime, për të është shkruar dhe do të shkruhet gjatë. Cilido që shkruan për këtë njeri, duke ia lartësuar meritueshëm jetën dhe veprën, lartëson vlerat e jetës, pasi mendja dhe zemra e Dajës ka në thelb dashurinë për jetën, për njeriun e mirë dhe paqësor, njeriun e drejtë dhe të ditur, njeriun që nuk lodhet duke punuar e luftuar për të vërtetën. “Rizgjimi i Arbërisë” është një libër që e lexon dhe mediton, një libër që të bënë “të shikosh e ndjekësh” me mendje dhe me zemër vijimësinë e jetës, rrugën që bën njeriu me ideale të larta: episodet, ngjarjet, të papriturat, teksa përpara syve të shfaqet në piedestalin e nderit, poeti, leksikografi dhe atdhetari i shquar Sadulla Zendeli - Daja, tashmë 80-vjeçar, por që shkreptin me zërin e tij të veçantë poetik, me mendjen e freskët dhe energjitë e pashtershme të një të riu.
Autori | Sadulla Zendeli - Daja |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Kujtime Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 432 |
Data e botimit | Nëntor 2015 |
ISBN | 9789928205223 |
Gjuha | Shqipe |