Fjalor suedisht-shqip

Fjalori themelor suedisht-shqip është i pari i këtij lloji që u jepet në dorë nxënësve të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme që mësojnë në këtë gjuhë. Ai përmban rreth 10.000 fjalë të ligjërimit të përditshëm, të dhëna sipas rendit alfabetik. Si formë bazë e foljes jepet koha e tashme e mënyrës dëftore, ndërsa për emrin trajta e emërores së pashquar njëjës. Trajtat e parregullta të lakimit jepen si zëra të veçantë, me referim te forma bazë përkatëse. Përbri secilës fjalë jepet shqiptimi përkatës sipas transkriptimit të mbështetur në shenjat e alfabetit fonetik ndërkombëtar. Theksi në transkiptimin e fjalëve të suedishtes është shënuar me simbolin ( ’ ).

Përveç barasvlerësit shqip të fjalës titull të gjuhës suedeze, në fjalor jepet edhe një shpjegim i thjeshtë i kuptimit të fjalës me sinonime apo fjali të thjeshta në suedishte. Në përgjithësi, veç kuptimit të parë, jepen dy e në ndonjë rast më shumë kuptime për secilën fjalë. Për dukuri e nocione të veçanta janë dhënë shpjegime plotësuese dhe sqarime të nevojshme.

Ky fjalor është hartuar duke mbajtur parasysh kërkesat e programit për nxënësit e shkollave të mesme si brenda orës së mësimit, ashtu edhe për të lehtësuar punën e tyre në leximet jashtë klase. Ai mund të përdoret për shkollat suedisht-shqip dhe shqip-suedisht. Fjalori mund t´u vijë në ndihmë dhe mësuesve, duke ofruar material gjuhësor të thjeshtë, por të dobishëm, i cili mund të shfrytëzohet në etapa të ndryshme të procesit mësimor. Fjalori mund t´u shërbejë edhe gjithë atyre që interesohen për mësimin e gjuhës suedeze, për t’i ndihmuar të shfrytëzojnë literaturë jo shumë të vështirë në këtë gjuhë nga fusha të ndryshme të dijes.

Detajet rreth librit
Autori Sadulla Zendeli - Daja
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Fjalorë

Numri i faqeve 672
Data e botimit Shtator 2018
ISBN 9789928235992
Gjuha Shqipe
Libër fizik
4000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune