Dituri Meçi Dizdari
Dituri Meçi Dizdari ka lindur në Tiranë. Fëmijë pikasi për shpirtin e saj artistik, lëvruar nga familja, veças nga babai i saj. Shkroi poezi, prozë, etj. pikturoi dhe ishte e para në drejtim eventesh artistike, në shkollën 8-vjeçare Bajram Curri dhe Kongresi i Përmetit. Ëndërroi Letërsinë, por mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Fakulteti Ekonomik. Në 1980 emërohet Ekonomiste e Lartë në Kombinatin e Tekstileve, Tiranë. Studioi në Biblotekën Kombëtare 1992-1997 autodidakte: letërsi, filozofi, psikologji dhe angazhohet jetës letrare, Tiranë Vlorë, Korçë e trojet jashtëshqiptare Prishtinë, Shkup. Boton rregullisht shtypit letrar të kryeqytetit: gazeta Drita Zëri i Rinisë, Kombi poezi, tregime qasje letrare, përkthen frëngjisht poezi nga Edmond Tupe, anglisht nga Ukë Buçpapaj dhe italisht. Pas viteve 90 boton vëllimet: Prej andej Poezi, Homo Sapiens Poezi, Gruaja Tregime, Pa kufij botësie Poezi, Dashuri nga largësia Tregime, Pa portë është koha Poezi.Vargu i saj është i lirë, pikturuar ngjyrash ndjesie shpirti të epur. Proza, shpirt gruaje, i pakohë, fëmijë apo vajzë e bukur, grua e lirë perceptimi.