Shporta juaj është bosh
Pa portë është koha
Gruaja, zhytet thellë botës së shpirtit, qëmton aty perlat e ndjesive, gurët e çmuar përjetimeve, hiret e kuptimit të tyre. Aty ka ndjenjë, hera herës perceptim pa ditur, shumë dashuri për njeriun e zemrës. Flet me të, gjuhën e metaforës së shpirtit të saj poetik. Dashuron fort, vuan, i përgjërohet, i falet por nuk dorëzohet, se dashuria e gruas nuk mund të vdesë, se ajo është vetë dashuria. I mjafton të vështrojë, përtej dritares, për të kuptuar, se çndodh jashtë saj dhe të vendosë pa ditur, distancë. Vargëzon dhimbjen, revoltën, pse sheh të endet pa u tutur, gënjeshtra, hipokrizia, dhuna, vrasja. Ajo rri larg asaj bote, ndjehet mirë vetëm, pa don zhuanët e të gjitha ngjyrave të njerëzimit, errësirën e përjetshme, qasur qëllimit, kovidit, vdekjes për të mbrritur. Gruaja vuan, por nuk dorëzohet, hedh përjetësisht mbi telajo, petale lulesh shpirti. Sheh tabllonë e pikturuar. Një spirale kohe, qarkuar errëtimit, shtrin trupin e saj gërmuq, globit.
Autori | Dituri Meçi Dizdari |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi |
Numri i faqeve | 220 |
Data e botimit | Nëntor 2022 |
ISBN | 9789928376312 |
Gjuha | Shqip |