Ne të rrugës Selvia

GJITHÇKAJA JOTE

 

Ëndërr fëmije, sillem rrotull nga krahët e tu

mbyll sytë të të ndiej, pushtohem.

 

Pse më dhe gjithçka ishe,

fjalën, të qeshurën, nervin e burrit

vështrimin, nxitimin ku lexohet ndjenja,

fshehja e vetes për mos dhënë të tërën,

luftën e shpirtit?

 

A ishe ti kur çastet heshtnin

e vështrimi yt m’rrëmbente,

ankthin kur zije peng,

frikën e ndjenjës kur ëndërron pa fre,

kur i thotë vetes pse, po pse?

 

A ishim bashkë për të qenë bashkë

a flatronim të dy dhe këtë e dinim

a ishte e vërtetë ajo shenjtësi ndjenje?

O Zot, a kishte tjetër kësaj bote, veç nesh, të dy?

 

Pse, po pse, më dhe gjithçka tënden?

 

Detajet rreth librit
Autori Dituri Meçi Dizdari
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 112
Data e botimit Nëntor 2023
ISBN 9789928376909
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune