Janis Kalpuzos
Janis
Kallpuzos lindi në fshatin Mellates të Artës në vitin 1960. Ka shkruar
përmbledhje poetike, tekste për 80 këngë, tregime dhe romane. Për përmbledhjen
poetike Dashuria, tani e përherë, ka
qenë kandidat i listës për Çmimin
Shtetëror të Poezisë 2008, ndërsa më 2009 u nderua me Çmimin e Lexuesve të Qendrës Kombëtare të Librit për romanin e tij
Imaret.
Paralogjia
“Ujku 2”, e përfshirë në përmbledhjen me tregime Disa nuk harrojnë kurrë, u nderua në Konkursin Ndërkombëtar të
Poezisë dhe Tregimit me çmimin Jorgos
Seferis të Universitetit të Palermos. Shtëpia Botuese Psichogios ka hedhur në treg romanet e tij: Gjithçka që unë dua është e jotja, Saos, Pantomima e fantazmave,
Shenjtorë dhe demonë, Imaret, Nën
hijen e kullës së sahatit, Zemërim, I urti i liqenit, përmbledhjen e
tregimeve Disa nuk harrojnë kurrë,
krijimet e tij të adoleshencës Imaret 1 –
dy miqtë dhe gjyshi Ismail si dhe
Imaret 2 - farsa, luftë dhe ëndërrime, si dhe përmbledhjen poetike Poezi 2000-2017.