Shporta juaj është bosh
Raja - Ditë dhe net të 1821-it
1816-1829. Patra, Tripolica, Nafplio, Mesolongji...
Qëkurse Angjeli u gjend i burgosur në kotecin e pulave të Shahin agait, urrejtja, si një gjarpër helmues, bëri fole në shpirtin e tij.
Gjatë rrugëtimit të tij shpërthyes, por edhe ndjellës njëkohësisht, ai punon për një shitës ambulant, kurnac dhe të vrazhdë, që të shet xixëllonjën për fener. E mbërthen reja ngjyrë plumbi e skllavërisë dhe e poshtërimit të rajave. Bashkohet me Kerasinë, në fytyrën e së cilës zhyten dhe notojnë ëndrrat. Takohet me koxhabashë, bujkrobër dhe bashkëluftëtarë që janë më shumë se vëllezër, më shumë se gruaja në momentet e betejës. Ndërkohë, një djalosh turk, i tmerruar, kapet fort pas tij.
Në rrugën e tij ndesh edhe dy të moshuar, të cilët analizojnë stimujt mbrapa çdo gjëje që ndodh, por edhe substancën e ëmbël dhe helmuese të egos, takon edhe Aspasinë mashtruese, takon të huaj djallëzorë, aventurierë vendas, ndesh Simeonin që kishte tridhjetë e gjashtë vjet pa folur, ndesh një kalorës që shpëton turkesha të zëna robinja, por ndeshet edhe me armikun më të madh të njeriut të lirë: frikën.
Angjeli përjeton madhështinë, por edhe anën e errët të 1821-shit të përgjakur, duke shembur mite të groposura thellë dhe që kishin lëshuar rrënjë, duke i nxjerrë në sipërfaqe të vërteta. Përqafon me pasion zjarrin e revolucionit, shndërron egërsinë e vet në shpresë, në çlirim dhe ëmbëlsi, e ngre zërin duke bërtitur: “Dua të mos jem raja i askujt. Nuk dua të jem raja i asgjëje!”.
Autori | Janis Kalpuzos |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Kristo Pulla |
Kategoria |
Roman Me temë historike Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 464 |
Data e botimit | Nëntor 2023 |
ISBN | 9789928376916 |
Gjuha | Shqip |