Imaret: Nën hijen e kullës së sahatit

Arta, 1854. Pushtimi turk. Dy djem kanë lindur në të njëjtën natë; njëri grek, tjetri turk dhe fatet i bëjnë ata vëllezër gjaku. Romani ndjek jetët e tyre të pikturuara në kanavacë, të historisë së panjohur të rajonit. “Imaret” nuk është thjesht një tjetër roman historik, por pasqyra e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike. Nën hijet e orës që godet orët osmane, grekët, turqit dhe çifutët jetojnë krah për krah. Hija bie mbi dy miqtë, Liondosin dhe Nexhipin, së bashku me një vrasje misterioze, gjyshin Ismail, fanatikun Doğan, rebelimet, jetën e përditshme, zenkat e hedhjeve me gurë, Ramazanin, kafenetë, hamamet, kontrabandistët, fermerët, zotëruesit e pronave, pasurinë dhe varfërinë, embëlsinë dhe hidhërimin e jetës. Ky “qytet” ka vende, mënyra, zakone, tradita, besime fetare, të vërteta personale, por gjithashtu nevojat e brezave të ndryshëm që janë thirrur për të bashkëjetuar, të gjithë vijnë në jetë përpara syve tanë dhe ne udhëtojmë mendërisht që të gjendemi afër protagonistëve tanë, sikur po shohim në mënyrë sekrete evolucionin e jetëve të tyre mbrapa një perdeje magjike, me tinguj të çuditshëm dhe sharmantë, që na vijnë në veshët toanë, dhe nuhatje të çuditshme por kaq familjare, që rrjedhin në qeniet tona.

Detajet rreth librit
Autori Janis Kalpuzos
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Kristo Pulla
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 592
Data e botimit Maj 2022
ISBN 9789928348708
Gjuha Shqip
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
1080 Lekë

I disponueshëm menjëherë