Shporta juaj është bosh
Serra
Sheh përpara kur nuk harron se nga vjen!
Kur po kryhej dëbimi i armenëve nga Trapezunda në qershor të vitit 1915, një vajzë që ngjante sikur ta kishte pikturuar vetë Zoti, strehohet për t’u fshehur në shtëpinë e një të panjohuri. Në Ordu, një tjetër vajzë, nga një familje e kamur greke, përgatitet për martesën e saj dhe përpiqet të imagjinojë të ardhmen me një burrë, të cilin e njeh shumë pak. Galinos Fillonidhisi, një njeri karizmatik, besimtar i devotshëm dhe ruajtës i moralit të asaj kohe, është në mëdyshje mes dy grave, vihet në sprovë përpara ideve të tij, përballet me egërsinë dhe urrejtjen, dërmohet dhe copëtohet, duke vënë si qëllim dhe kusht të jetës së tij, hakmarrjen ndaj atij që i shkaktoi dhimbjen e madhe.
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në Siberi dhe stepat e Kazakistanit, me zagushi të padurueshme gjatë verës dhe të ftohtë acar gjatë dimrit, dëshirat, pasionet dhe vuajtjet e pontëve.
Dhe të gjitha këto, përmes udhëtimit shumëplanësh që shkruan jeta dhe udhëtimit që shkruhet për jetën, ngjajnë me flakët dhe lëvizjet e valles së Pontit, serrës, valles së zjarrit.
Autori | Janis Kalpuzos |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Kristo Pulla |
Kategoria |
Romancë Histori Roman Bashkëkohorë Me temë historike Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 528 |
Data e botimit | Dhjetor 2019 |
ISBN | 9789928277701 |
Gjuha | Shqipe |