Bashkim Shehu
Bashkim
Shehu lindi më 1955 në Tiranë. Ai është një shkrimtar shqiptar, i është
diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi, në
Universitetin e Tiranës, 1975-1980. Ai gjithashtu ndoqi një kurs të
Sociologjisë në Institutin e Sociologjisë, Universiteti i Budapestit
(1993-1995).
Bashkim
Shehu flet rrjedhshëm në disa gjuhë, përveç gjuhës amtare (shqipe), ai flet
edhe anglisht, frëngjisht, spanjisht, katalonisht dhe italisht.
Ai
ka punuar si skenarist dhe redaktues në studion e filmit kombëtar shqiptar
(1979-1981 dhe 1991-1992); ka përkthyer nga gjuhë të ndryshme në sferën e
letërsisë dhe shkencave humane që prej vitit 1995. Ishte Redaktor i revistës javore
kulturore AKS, botuar në Tiranë (1995-1996);
Redaktor i tremujorit kulturor MM-2000,
botuar në Tiranë dhe Prishtinë (1996-1997); Redaktor i Buletinit të Komitetit
Shqiptar të Helsinkit (1996-1997); Studiues dhe Koordinator për Parlamentin
Ndërkombëtar të Shkrimtarëve, për rastet e shkrimtarëve në rrezik (1998-2000); Anëtar i Ekipit Kreativ të Wroclaw Capital
European of Kultura 2016 (2012-2013); Anëtar i Ekipit Kreativ për Muzeun e Vigjilencës,
në Tiranë (nga 2014).
Ai
gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca për letërsinë, çështjet europiane
dhe ballkanike në disa institucione në Barcelonë dhe gjetkë. Që nga viti 1997 ai
jeton në Barcelonë, ??Spanjë.