Shporta juaj është bosh
Hija e gurit
Tregimet e tij kanë atë fillin e asaj që realitetin e merr dhe e degdis në të magjishmen. Që të dyja këto, reale dhe imagjinare, kanë një palë porta të ngjitura ngushtë e ngushtë në shpatulla të njëra-tjetrës. Nëpërmjet këtyre portave mund të ndërrosh realitet lehtësisht. Mund të kapërcesh pragun e reales e të gjendesh në fantazi të butë a të zezë, ashtu siç mund të zbresësh prej fantastikes drejt e në ashpërsinë e zbrazëtinë e reales. Që këto porta t’i dish se ku janë, t’ua dish ku i fshehin çelësat, për t’i çelur që të bujtësh si mik i zakonshëm dhe fare i mirëpritur në të dyja dhomat përtej portave, në anën e mbrapshtë dhe në anën e mbarë të tyre - kjo është çështje e mjeshtërisë së të shkruarit. Kjo është aftësi prej shkrimtari, po edhe të kesh pasur një fat njerëzor fatalisht të jetuar e të tallandisur rëndshëm si ai i Bashkim Shehut. Për këtë dëshmon dhe ky libër me tregime. Libër, mbase me vetëdije i konceptuar kështu gati në një monotemë.
Autori | Bashkim Shehu |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Tregime |
Numri i faqeve | 156 |
Data e botimit | Janar 2006 |
ISBN | 99943-1-068-2 |
Gjuha | Shqip |