Triptiku i magjistarëve

Magjistari i Hitlerit, njё murg budist nё Kinёn e Revolucionit Kulturor, shkencëtarë tё vjetёr e tё rinj, nё Moskё dhe nё Tiranё: “Tre rrëfimet lidhen mes tyre nga prania e një lloji të caktuar personazhi në çdonjërin prej tyre, e dikujt që mund të quhet magjistar, njeri çudibërës, njeri me aftësi mendore të mistershme për të parashikuar të ardhmen, ose që shihet si i tillë, dhe nga raporti i pushtetit të tyre me njerëz të pushtetshëm në kuptimin që i japim zakonisht fjalës pushtet. Por kjo është e vetmja lidhje e dukshme midis tre rrëfimeve që përbëjnë triptikun. Të tjera gjëra që mund të duken sikur i lidhin, sikur të çojnë nga njëri te tjetri, janë pista të rreme, shtigje të rreme. Lidhja më thelbësore është e padukshme dhe ndoshta e pathënshme.”  

Detajet rreth librit
Autori Bashkim Shehu
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Mister

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 352
Data e botimit Maj 2019
ISBN 9789928277633
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune