Kryevepra të pakryera

Për aq sa gjykimet vetjake superlative mund të qëndrojnë si vlerësime të drejta kategorike në këtë lëmë, kam bindjen se Mentor Kosturi  është, përtej çdo dyshimi, shkrimtari më i madh i letërsisë së fshehtë shqipe, ose i asaj që quhet letërsi e sirtarëve në Shqipëri. Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve. Asnjëra nga veprat e tij, ashtu siç ka pasur mirësinë të na i dorëzojë i biri, zoti Viron Kosturi, të futura në një valixhe shumë të vjetër, të drunjtë, ku autori i kishte kyçur në prag të vdekjes së tij tragjike, asnjëra nga kryeveprat, guxoj të them, nuk është e përfunduar. Prandaj, mënyra ose forma më e mirë për t’i paraqitur ato, ndoshta e vetmja mënyrë ose formë e përshtatshme, e atillë që e përcjell sa më të plotë fuqinë e tyre, është ajo që kam zgjedhur në këtë libër.

Fitues i çmimit "At Zef Pllumi" në prozë për vitin 2024.
Detajet rreth librit
Autori Bashkim Shehu
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 466
Data e botimit Gusht 2023
ISBN 9789928376688
Gjuha Shqip
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune