Lena Manda
Lena Manda lindi në Stamboll, por erdhi në
Greqi në moshë të vogël. Studioi për edukatore kopshti, profesion të cilin nuk
e ka ushtruar. Për tre vjet kishte trupën e saj të teatrit të kukullave, që
vinte në skenë vepra të cilat i kishte shkruar ajo vetë. Ka publikuar artikuj
në gazetat lokale dhe për dy vjet ka qenë drejtore programi në një stacion
radiofonik të Athinës. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Kapandriti.
Libri i saj “Theanoja - Ujkonja e Stambollit”
është përkthyer e botuar dhe në turqisht. Eshtë vlerësuar me titullin
“Shkrimtarja e Vitit 2009” nga revista “Life & Style”.
Ka botuar gjithashtu romanet “Vals me 12
perëndi”, “Shtëpia në breg të lumit”, shitjet e të cilit tejkaluan 110.000
kopjet që vitin e parë që u hodh në treg, si dhe “Ana tjetër e medaljes” dhe
“Cigarja e fundit”, “Deri në skaj të ylberit”. “Dashuri që lag si shi” është
romani i parë i saj që botohet në shqip.