Shporta juaj është bosh
Emri im është Dada
Prej vitesh tashmë, madje gati po e harroj edhe
vetë që dikur më pagëzuan me emrin Aleksandra. Aleksandra Salvano, e bija e
Robertit dhe Haritinës.
Jam fajtore për të gjitha mëkatet që mund të më
akuzojnë kisha dhe drejtësia, por nuk ndihem fajtore për asgjë. Çdo gjë erdhi
natyrshëm në jetën time ose mua m’u duk kështu. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër
mend që mund të isha bërë diçka tjetër nga ajo që u bëra. Nuk më kaloi
asnjëherë nëpër mend se brenda meje më parë lindte e keqja, pastaj edhe më e
keqja, dhe asnjëherë e mira. U linda shumë e bukur dhe kjo ishte një armë më
tepër, një kurth i padukshëm për kandidat-viktimat e mia. Asnjeri nuk pret që
pamja e një engjëlli të fshehë me një mjeshtri të tillë shpirtin e zi të një
djalli, i cili është i vendosur të mbjellë vdekjen dhe shkatërrimin. Madje
vdekja, që kaq lehtë vendosja për dikë, ishte ndoshta shpëtim, katarsis,
pastrim; ishte shpëtim nga diçka tjetër që i priste, shumë më e keqe se vdekja.
Armiq... Vetëm të tillë bëra në jetën time. Miq
nuk bëra kurrë, por asnjëherë nuk e ndjeva mungesën e tyre. Miqësia ishte për
mua dobësi, një armë në duart e kundërshtarit, dhe nuk isha nga ato që jepja
shanse të tilla, dhe as nuk doja pesha të tepërta.
Emri im është Dada. Jetoj në një botë, që e
ndërtova vetë, sipas rregullave të mia.
Emri im është Dada dhe nuk pendohem.
Autori | Lena Manda |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Albina Pulla |
Kategoria |
Romancë Roman Proza Bashkëkohorë Me temë shoqërore Sentimentalë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 552 |
Data e botimit | Gusht 2020 |
ISBN | 9789928327079 |
Gjuha | Shqipe |