Shporta juaj është bosh
Cigarja e fundit
Historia
e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin.
Historia e një... cigareje të fundit...
E gjithë jeta e Mihalit qe... një cigare e fundit.
Një cigare e fundit para se të merrte vendimin të
martohej me gruan që dashuronte,
kur vetë ai ishte në moshë shumë të re.
Një cigare e fundit para se të hidhte një hap të pamatur në jetën e tij
profesionale,
që i mundësoi të arrinte majat, por që më pas e hodhi në një humnerë, të cilës
nuk
i dukej fundi.
Një cigare e fundit, për të mos i dhënë fund jetës, atëherë kur puna, ëndrrat,
dashuria
dhe i gjithë rrugëtimi i tij qenë kthyer në hi dhe bishta cigaresh...
Dhe një cigare e fundit, kur në jetën e tij u shfaq kërcënimi i një sëmundjeje
tinëzare,
kur e bija u fundos në terrin e saj dhe anoreksia nervore filloi ta sfiliste
çdo ditë e
më tepër. Megjithatë, Mihali qe i vendosur që vajza e tij të mos kthehej në
hirin e
flakës të saj. Pranë tij, Markela, engjëlli mbrojtës i jetës së tij dhe një
mike e vërtetë
që mund ta gjejë dikush vetëm nëpër libra...
Apo jo?!
Autori | Lena Manda |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Mirela Xhaferraj |
Kategoria |
Romancë Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 592 |
Data e botimit | Qershor 2017 |
ISBN | 9789928235428 |
Gjuha | Shqipe |