Harlan Coben
Harlan
Coben lindi më 1962 në New Jersey, në një familje hebreje, por u rrit dhe ndoqi
studimet në Lingston.
I
diplomuar për shkenca politike në “Amherst Collège”, ai njohu suksesin e
menjëhershëm, si nga kritika ashtu dhe nga publiku, që në romanet e tij të
para.
Është
autori i parë amerikan që ka fituar “Edgar Award”, “Shamus Award” dhe “Anthony
Award”, tri çmimet më të mëdha në SHBA për sa i përket romanit policesk.
Romani
i tij “Mos ia thuaj askujt” (2002) është përshtatur për film. Sukseset vijuan
edhe më tej në SHBA me “I zhdukur përgjithnjë” (2002), “Nuk ka shans të dytë”
(2003), “Vetëm një vështrim” (2004) dhe “I pafajshmi” (2005).
Romanet
e tij janë përkthyer në më shumë se 40 vende dhe kanë pasur një sukses të
jashtëzakonshëm, me 47 milionë kopje të shitura në të gjithë botën.