Shporta juaj është bosh
Mos u dorëzo
Duke i mbajtur si rrallëkush në zgrip emocionet e lexuesit në faqet e këtij trilleri të ri e të fuqishëm, Harlan Coben-i zhbiron sekretet e mëdha dhe gënjeshtrat e vogla që mund të shkatërrojnë një marrëdhënie, një familje e madje një qytet të tërë.
Jeta e detektivit të qytezës në Nju-Xhersi, Napoleon “Nap” Dyma, mori një kthesë të papritur që në vitin e fundit të liceut, kur vëllai i tij binjak, Leoja, u gjet i vdekur bashkë me të dashurën në binarët e trenit - ndërsa Maura, vajza që Napi e shihte si dashurinë e jetës së vet, i preu lidhjet me të dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Për pesëmbëdhjetë vjet, Napi nuk i ka reshtur kërkimet për të gjetur Maurën dhe arsyen e vërtetë të vdekjes së vëllait. Dhe tani, duket sikur më në fund, ia del t’i japë shpjegim misterit që s’e ka lënë kurrë të qetë.
Kur shenjat e gishtërinjve të Maurës shfaqen në makinën e marrë me qira nga vrasësi i dyshuar, Napi fillon të kërkojë përgjigjen për vajzën që dashuronte, për miqtë e rinisë që mendonte se i njihte, për bazën ushtarake të braktisur në afërsi të vendit ku u rrit, po më së shumti për Leon e Dianën, vdekja e të cilëve është më e errët e më e ligë nga sa guxoi ta përfytyronte Napi vetë.
Autori | Harlan Coben |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Gjergj Kaftani |
Kategoria |
Romancë Roman Krim Bashkëkohorë Thriller Policorë Sentimentalë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 496 |
Data e botimit | Korrik 2020 |
ISBN | 9789928277930 |
Gjuha | Shqipe |