Mall për ty

Harlan Coben, autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e librave më të shitur sipas New York Times-it, vjen me një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit.

Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.

I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit. 

Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, u vunë në dyshim - madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar.

Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë...

Detajet rreth librit
Autori Harlan Coben
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Maniela Sota
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Thriller

Mister

Policorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 568
Data e botimit Mars 2018
ISBN 9789928235862
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1600 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune