PARADOKSET E PAHIJSHME NË ROMANIN "AMERIKANI"

Ngjarjet, karakteret, impresionet nga jeta janë brumi ku përmes narrativës krijohet ficton-i i romanit. Nëse ky process është ngjizja e fiction-it, tek romani "AMERIKANI" të shkrimtarit Odise Kote kemi pëmbysje të saj. Shkrimtari bën të kundërtën, niset nga fiction-i për të na çuar ne si lexues tek destinacionet dhe ngjarjet reale. Ky është një prej paradokseve të bukur dhe risive elegante të romanit që rrëfen talentin, guximin në kërkim dhe kulturën e gjerë të shkrimtarit. Këtë gjë e ka eksperimentuar edhe shkrimtari i madh Turman Kapot, përkthyer në vitet 1980 në shqip nga Piro Misha.
Paradoksi i dytë ka të bëjë me faktin që ndonëse romani na sjell ngjarje të kohës nga vitet 1960, pra ngjarje të lidhura pazgjidhshmërisht me kohën e një rregjimi që tani s’ekziston më, ai është një roman tejet modern në të gjithë komponentët e tij. Pavarësisht se fiction-i vjen nga thellësia si kujtesë kolektive, shkruar me shkrim klasik, (brenda narrativës gjenden të ndërthurura mjeshtërisht edhe shkrimi modern e eksperimentues) pra klasik - moderne, ai është si një tregim intrigues allashqiptar i Odiseadës që kthehet në Itakën e tij. Por në Itakën shqiptare Nelson Andrean e pret Polifemi. Ky është çarku, paradoksi. Ky është një truk mjeshtëror. Polifemi në shpellën shqiptare është ferri.
Odise Kote është poet mjaft i njohur me libra cilësorë por dhe prozator i talentuar. Në botë ka shkrimtarë që kanë disa personalitete në një të vetëm. Ēshtë dhe një shkrimtar i famshëm në letërsinë botërore, Fernando Pezzo, i cili shkruan me katër emra të ndryshëm poezi, tregim, roman, publicistikë, dhe është mjaft i suksesshëm. Edhe një bust i tij është me katër faqe për të treguar këtë veçori. Asnjë personalitet i krijuar prej Pezzos nuk është i ngjashëm me tjetrin.
Tek Odise Kote është diçka tjetër. Është e kundërta e këtij procesi. Ai është një shkrimtar unik, ka gjithmonë një gjendje inkadeshente dhe kohezion artistik të çuditshëm. Odise Kote ia mbrrin të “zhdukë” kufijtë fiction të poezisë me ato të prozës. Dhe anasjelltas. Në prozë ai fut elementët e poezisë, në poezi gjen elementët e prozës, duke ruajtur në të njëjtën kohë si askush tjetër, veçoritë e zhanreve. Kjo është një vlerë tejet spikatëse për një shkrimtar.



Shpërndaje