Shporta juaj është bosh
Vetëdija ime mban meshë
"Në horizontin e poezisë shqipe, emri i Odise Kotes po zë gjithnjë e më shumë vend të merituar nderimi. Kritika letrare e ka cilësuar prej kohësh një zë të veçantë, ndërsa shkrimtari e poeti Marash Mirashi e ka quajtur “...plotësisht të merituar, Odiseja i poezisë shqipe.” Ky emërtim nuk është një rastësi e shkëputur, por vlerësim që është paralajmëruar më parë në analizat, komentet dhe parathëniet e një sërë autorësh të shquar si Ilirian Zhupa, Gëzim Basha, Arben Bllaci, Natasha Lako, Rudolf Marku e Bardhyl Londo. Vëllimet e fundit, “Ajkuna”, “Pengje të gurëve”, “Më bredh në mend një lumë i egër”, kanë dëshmuar një ngjitje të qetë dhe të sigurt, një shfaqje të pjekurisë artistike që arrin të kapë shpatet më të pjerrëta ku tenton të ngjitet letërsia e mirë, për të kaluar më pas në atë shteg të ngushtë e të rrezikshëm ku mund të ndriçojë vetëm poezia e madhe. Takimi me vëllimin e ri "Vetëdija ime mban meshë" të Odise Kotes bind se ky shteg është tashmë i kapërcyer. Ajo që kemi në dorë është poezi e nivelit të lartë, poezi e strukturës me shtresëzime të thella kuptimore, që shfaqet e pastër si metal i shkrirë, me origjinalitet të fuqishëm krijues dhe me perceptim të thellë që e bën lexuesin pjesë të një udhëtimi emancipues. Këtu, fjala nuk është vetëm mjet shprehjeje, por substancë që bart ide, fabula, bukuri dhe gjendje të magjepsura nga tingulli dhe melodia e saj e brendshme..."
-Timo Mërkuri, studiues letërsie
Autori | Odise Kote |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 200 |
Data e botimit | Tetor 2025 |
ISBN | 9789928960108 |
Gjuha | Shqip |