Shporta juaj është bosh
Amerikani
Pas
një krijimtarie të suksesshme poetike, shkrimtari Odise Kote prej kohësh është
një emër përherë e më i njohur i prozës së suksesshme. Romani “Amerikani” është
përpjekje serioze për të parë fatin e njeriut nën diktaturë. Përvojat personale
të autorit shndërrohen në eksperiencë për narratorin, veçanërisht në modelimin
e karaktereve dhe situatave. Një libër që lexohet me kërshëri prej lexuesit që
kërkon letërsinë e mirë.
Rudolf Marku
Romani “Amerikani” sugjeron larmi
mënyrash leximi, por së pari lexohet si elegji mbi natyrën efemere të lirisë
individuale. Rrëfimtari, me pragmatizëm estetik, adapton një ton omnipotent e
shpesh poetik, shndërrohet spontanisht në një lloj Virgjili udhërrëfyes, jo aq
si ndihmë për protagonistin e shokuar sesa për të orientuar vetë lexuesin.
Gëzim Basha
| Autori | Odise Kote |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman |
| Numri i faqeve | 312 |
| Data e botimit | Tetor 2022 |
| ISBN | 9789928376299 |
| Gjuha | Shqip |
































