Shporta juaj është bosh
Zonjëza me pirpiri
Odise Kote, me një opus tashmë të pasur dhe autoritetin e një shkrimtari të spikatur shqiptar, shfaqet në këtë vepër si një krijues që dominon jo vetëm realitetet e diskursit që shtjellon, por edhe arrin t’i sublimojë ato nëpërmes frymëzimit, intuitës dhe virtuozitetit artistik në eliksir tërheqës dhe të freskët estetik. Romani “Zonjëza me pirpiri” transmeton fuqinë e traditës sonë popullore, efektet madhore që e bukura e ardhur prej shekujve të largët, prej gjenezave të hershme zanafillore të kombit tonë të lashtë ka rrezatim tronditës në mbarë kulturën botërore. Kjo vepër është një apologji e qartë e ontologjisë humane, e cila shfaqet te qenia njerëzore e çdo epoke, e çdo vendi apo kulture si një substrat i përbashkët dhe mjet i pashmangshëm komunikimi. Autori universalizon jo vetëm këtë souvenir mbresëlënës, të kulturës shqiptare, por edhe rikonfirmon universalitetin e qenies humane.
Zija Vukaj, përkthyes, studiues
| Autori | Odise Kote |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 200 |
| Data e botimit | Mars 2026 |
| ISBN | 9789928960399 |
| Gjuha | Shqip |
































