Agonia

Një roman që shpalos deri në detaje një periudhë të dëshpëruar të shoqërisë shqiptare, atë të pas viteve ‘90.

Përmes dashurisë së dy të rinjve, njëra prej tyre e huaj, tregohet realiteti i hidhur i atyre viteve, agonia në të cilën ndodhej njeriu i asaj periudhe që deri diku, me gjasë, në atë agoni, mbase në një formë tjetër, është edhe sot. Me ndryshimin që është kohë tjetër, por dëshpërimi për të arritur gjërat shpejt dhe lehtë mbetet prezent. Kësisoj njeriu bëhet dhe mbetet “skllav i parasë”.

Një roman i shkruar për një kohë të shkuar, por që shumë prej trajtesave në libër janë aktuale edhe në kohën që jetojmë. Çdokush prej nesh, lexuesve, do të gjejë brenda atyre faqeve një pjesë të kaluar të vetes, që pluhuri i viteve e ka mbuluar paksa, por mbetet sërish mes nesh!


Në mbarim të ditës gazetari Bojken Kostani shkroi: "... kur marrëzia e çmend dhe e nxjerr shtetin në treg, kur Paraja kapërcen të gjitha limitet e ligjit dhe moralit, shëndeti mendor i një shoqërie gremiset në fund të honit, në fundajën e errët, ku vesi dhe papjekuria kulturore ndihen në triumfin grotesk të  një çlirimi pa cak ku zëri i arsyes, i ndërgjegjes dhe së vërtetës, bëhen gjithnjë e më  të dobët, për jetën dhe për botën..."

23 prill 1997.

Po Keti Braumfisher, e dashura gjermane, ku kishte humbur?


Të gjitha i mësoni në romanin AGONIA.

Detajet rreth librit
Autori Odise Kote
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Me temë shoqërore

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 368
Data e botimit Korrik 2024
ISBN 9789928817433
Gjuha
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune