MBI ROMANIN "AMERIKANI"

Jeta e një njeriu të vetëm, që për lexuesin shndërrohet në një univers rrënqethës, por dhe magjiplotë. Përmes kësaj jete-kalvar të Nelson Andreas shkrimtari Odise Kote na shpalos një botë të pamatë njerëzore, ku gërshtohen sfidat për mbijetesë edhe në honin më të thellë me qëndresën, dashurinë, shpirtmadhësinë e shpresën. Karaktere të shumta e të ndryshme, origjinale, rrethana të skajshme, të habitshme, por reale, përshkruar me gjallëri, forcë krijuese dhe leksik të pasur e bëjnë këtë roman të ketë një stil tejet të veçantë. Pa asnjë dyshim, “Amerikani” është një roman që do të zërë vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe.



Shpërndaje