“Amerikani”, romani i ri i shkrimtarit Odise Kote, e shkuara - shkruar në kohë të reja, duket se është një botim i artit të imagjinatës, narrativë dhe strukturë, gjuhë jashtëzakonisht e pasur, punë dhe durim, kohë krijimi, verfikimi dhe redaktimi dhe vepra letrare gjendet në duart e lexuesit. Me një stil që të tërheq, plot kulturë dhe teknikë, Kote fton lexuesin të zbresë shkallë-shkallë në kohë, gati 70-vite më parë, në vitet ’60 në Shqipërinë, e cila kishte vetëm një dekadë që po ndërtonte një sistem aspak të ngjashëm me sistemet totalitare të vendeve ish-komuniste.