Odise Kote

Ka lindur e jeton në Gjirokastër.

Ka kryer studimet e larta ushtarake në Akademinë Skënderbej, Fakultetin Gjuhë-Letërsi, kualifikime pasuniversitare në gazetari e letërsi, studime dyvjeçare për letërsi të thelluar dhe master shkencor në letërsi. Prej tridhjetë vitesh ka punuar gazetar në radion gjermane "Deutsche Wele" dhe organe të tjera të shtypit. Është shkrimtar, poet, publicist e gazetar me kontribut në shtypin shqiptar.

Botimet:

"Orët e mëngjesit",  poezi, 1989

"Disa poezi", poezi, 1996

"1997", poezi, tregime, ese, 1998

"Ajkuna", poezi, 2003

"E qeshura pas porte", roman, 2003

"Vejusha", tregime, novela, 2009

"Betimi i rremë", roman, 2010

"Demokratia - tipologji e teksteve publicistike", gazetareske, 2013

"Ura e Margaritës", roman, 2014

"Performanca", monodramë, 2015

"Funerali i hijes", roman, 2017

"Pengje të gurëve", poezi, 2021

"Biletë për në qiell", tregime, 2021

Librat e autorit