Aishe Aliçkaj
Aishe Musta Aliçkaj ka lindur në Dukat të Vlorës. Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës me rezultate shumë të mira.
Ka shkruar poezi dhe prozë qysh në moshë të re.
Në vitin 1994, për arsye ekonomike emigroi bashkë me familjen në Greqi, ku jeton edhe sot.
Talentin për poezinë, por edhe muzikën, e ka trashëguar prej nënës së saj, një grua e talentuar që shkruante dhe këndonte.
Botime të autores:
“Dhimbje dhe mall” - poezi, 2020.
“Për ty” - poezi, 2024.
“Më lër të t’i puth ata sy” - poezi, 2024.
Aishe Aliçkaj ka realizuar edhe tekstin, edhe muzikën e shumë këngëve si: “Kur qan nëna ime labe”, “Zanë e malluar”, “Baluket derdhur mbi ballë”, “Të kërkoj vëlla” etj. Gjithashtu ajo është edhe këngëtare.