Shporta juaj është bosh
Mirëmëngjes, shpirti përgjigjet
UNË TË RRITA SI DIELLI
Unë të rrita si dielli,
të stolisa plot hijeshi,
Si diellin e majit,
që me melodinë e rrezeve flet.
Fëmija im, drita e syve të mi,
Si lulëkuqja e brishtë në agimet plot me vesë,
Si ngjyra e saj mëndafsh,
puhiza që këndon për dashuri.
Fëmija im, agimi im purpuruar,
Zemrën tënde e mbusha me lule plot freski.
Fëmija im, ti je buzëqeshja e zemrës sime,
Shkruar mbi buzët e mia dritëruar,
Mjegullën e zezë, kur të afrohej,
Ta largova si me magji.
Se jeta çdo ditë përflaket,
Me ironinë e fatit të pabesuar,
Si një i trazuar det,
Duam apo nuk duam, derën do t’ia hapim fletë më fletë.
E ashtu, të luftosh me fatin,
Të kacafytesh, për vdekje a jetë.
Unë të rrita kënaqësisht të lumtur,
Dimrin nuk e lashë të afrohej,
të përkëdheli pranvera.
Që derën kur ta hapësh,
të derdhen luleshqerra.
| Autori | Aishe Aliçkaj |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Poezi Libra të rinj |
| Numri i faqeve | 96 |
| Data e botimit | Prill 2025 |
| ISBN | 9789928817839 |
| Gjuha | Shqip |
































