Shporta juaj është bosh
Për ty
Fryj moj erë e merrmë mua
Të më çosh atje ku dua,
Mbi balluke të bandillit
Si fletët e trëndafilit.
Palë, palë, derdhur mbi ballë,
Varur poshtë përmbi qepallë,
Aty era më lëshoftë
Nga andrallat më shëroftë.Aty të shtrihem të fle,
Në gjumë t’më vërë ai zë.
Pa le të mos ngihem më.
Fryj moj erë e mos ki derte,
Fryj e merrmë me vete,
Më fshih në kopsht të bandillit,
Ku ka shtratin trëndafili.
Autori | Aishe Aliçkaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 96 |
Data e botimit | Shkurt 2024 |
ISBN | 9789928376992 |
Gjuha | Shqip |