Shporta juaj është bosh
Më lër të t'i puth ata sy
Ti, shpirt i ngrohtë,
E bukura ime Shqipëri,
Legjendarja, shekullorja,
Më lër të t’i puth ata sy.
Të të puth lotin e ngrohtë
Të hidhur farmak,
Në sytë e shqipes,
Të flamurit gjak.
Të t’i puth ata lot,
Që paqshëm shkëlqejnë me jetë,
Kur rrëshqasin poshtë si meteorë
Dhe ndriçojnë fytyrën e zbehtë.
Fytyrën fisnike shformuar nga dhimbja,
Kur tërmeti ca gjymtyrë t’i mori në muzg
Dhe nga barku i dheut dëgjoheshin britma
Dhe këngë kukuvajkash nëpër rrugë.
| Autori | Aishe Aliçkaj | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Kategoria | Poezi Letërsi shqipe | 
| Numri i faqeve | 96 | 
| Data e botimit | Qershor 2024 | 
| ISBN | 9789928817389 | 
| Gjuha | shqip | 
 

































 
  
                                             
                             
                             
                             
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                