Shporta juaj është bosh
Dhimbje dhe mall
Aishe Aliçkaj, agronome në profesion,
lindur në djepin e këngës e polifonike, në Dukat, rritur në një familje të
madhe ku të gjithë këndojnë, shfaqet para lexuesit me vëllimin e parë poetik
“Dhimbje dhe mall”.
Jeta prej emigranteje për më shumë se 20
vjet dhe dashuria për vendin e njerëzit, janë lënda e parë me të cilën është
mbrujtur poezia e tij.
Është një poezi e drejtpërdrejtë, e
ndjerë, tejet transparente, herë-herë me nota filozofike, një poezi që tundet
në djepin folklorik, nga ku shpesh marrin udhë teknika moderne të ligjërimit
dhe e bëjnë atë sa të thjeshtë, aq edhe të komplikuar, sa të qetë e ledhatuese,
aq të fuqishme e denoncuese.
Duke lexuar poezitë, të shfaqet imazhi i
njeriut që endet midis dashurisë e urrejtjes, gëzimit e dhimbjes, besimit e
zhgënjimit, mallit e dramës shpirtërore, sa në buzë të greminës, po aq në
portën e parajsës.
Autori | Aishe Aliçkaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Sentimentalë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 176 |
Data e botimit | Korrik 2020 |
ISBN | 9789928277862 |
Gjuha | Shqipe |