Nëntorë të portokalltë

Autori Toni Agolli me mjeshtëri ka dhënë realitetin e ashpër shqiptar në shumanshmërinë e tij, saqë aty-këtu të çudit që një roman jo me shumë faqe të rroki kaq hapësira dhe lëndë të pasur jetësore, mbase nganjëherë edhe bruto, thjesht evidencim pa ndier fort nevojën për të fantazuar; ka dhënë ëndrrat e shuara të brezave në Shqipëri, jo vetëm të njëzetvjeçarëve të fokusuar në fillim e në vijim rritën e tyre, por të mbarë popullit të mishëruara në karakteret aq të dashura, bie fjala, të Profesorit, të “katër vëllezërve”, si prezantohen dhe i njohin ngado si të tillë: Tomi, Vini, Flori, Niku dhe më pas Arjani, etj.

Megjithëse ka zgjedhur, - jo pa sukses, - procedimin narrativ përmes ditarit, romani ka një strukturë kompozicionale solide e të mençur, ka rrjedhshmëri që të rrëmben në vorbullën e ngjarjeve me intensitet të tillë që e “braktis” ditarin; ka një tension të brendshëm antirutinor shpeshherë të hovshëm, që e mban të ndezur gjithnjë kureshtjen e lexuesit; ka tipa dhe karaktere të realizuara me tiparet e tyre individuale të dallueshme çka përbën ndër tiparet dalluese të talentit të Toni Agollit. Romani ka një stil të rrjedhshëm e dinamik e mjaft të larmishëm në rrëfim; ka një humor të këndshëm e funksional.  
Detajet rreth librit
Autori Toni Agolli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Romancë

Roman

Me temë shoqërore

Sentimentalë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 336
Data e botimit Maj 2019
ISBN 9789928277312
Gjuha Shqipe
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune