Shporta juaj është bosh
Lavjerrësi i qytetit
Ky roman është vetvetja nga fillimi deri në fund dhe, i mbushur me përditshmëri, vjen shumë bindës. Truman Kapotit, më shumë se çdo shkrimtari tjetër, i atribuohet koncepti i romanit Fictional Factional Novel. E thënë shqip, atij tipi romani që niset nga një ngjarje e vërtetë dhe që këtë të vërtetë e kthen në trillim artistik. Duket qartë se te “Lavjerrësi” autori bën diametralisht të kundërtën, ai niset nga një trillim dhe na dërgon emocionalisht te faktikja e realitetit. Kësisoj, Zija Çela shkruan atë që në anglisht mund të thuhej Factional Fictional Novel, pra romani i trillimit të faktit të vërtetë.
Ndryshe nga librat distopianë, që zakonisht parashikojnë zymtësisht një të ardhme katastrofike, po të shprehem me paradoks, “Lavjerrësi” parashikon të sotmen, domethënë pikërisht atë që ndodh para syve të njerëzisë, por që ajo ngurron ta shohë.
Autori | Zija Çela |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Proza Me temë shoqërore Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 304 |
Data e botimit | Maj 2019 |
ISBN | 9789928277596 |
Gjuha | Shqipe |