Gënjeshtarë të vegjël

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli, vjen me romanin e radhës, “Gënjeshtarë të vegjël”. Është një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati. Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me “bonsens”. Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit.

Edhe në këtë roman të ri, përmes një proze që të mbërthen nga fillimi në fund, Kongoli shpalos mjeshtërisht një tablo të realitetit të sotëm shqiptar. Një realitet i egër, me probleme të shumta dhe kontrastet të thella. Individi i zakonshëm është tepër i dobët, pothuaj i pambrojtur në këtë realitet, në mëshirë të më të fuqishmëve. Po kush janë gënjeshtarët e vegjël?      

Detajet rreth librit
Autori Fatos Kongoli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Proza

Bashkëkohorë

Sentimentalë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 288
Data e botimit Maj 2019
ISBN 9789928277350
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune


Gjithashtu në E-book
900 Lekë

I disponueshëm menjëherë