Shporta juaj është bosh
Përkushtimi
Çfarë i lidh njerëzit me njëri-tjetrin? Çfarë u jep kuptim miqësisë,
besimit dhe solidaritetit? Dhe sa e rëndësishme është të mos mbetemi të huaj
për njëri-tjetrin?
Në këtë vepër, kushtuar kujtimit të intelektualit dhe humanistit Fethi Gemuhluoğlu, Nuri Pakdil na fton të reflektojmë mbi përkushtimin si një
nga vlerat themelore të ekzistencës njerëzore.
Përmes një gërshetimi mendimesh mbi miqësinë, besimin, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, ai
shpalos një filozofi të lidhjeve
njerëzore, ku përkushtimi
nuk është thjesht një ndjenjë, por një qëndrim ndaj jetës dhe tjetrit.
«Të përkushtohesh do të thotë të hysh në njerëzim», shkruan autori, duke na kujtuar se
njeriu e gjen kuptimin e vet jo në izolim, por në marrëdhënien me të tjerët, në besnikërinë ndaj vlerave dhe në përgjegjësinë
për botën që ndërtojmë së bashku.
Përkushtimi është një ftesë për të rizbuluar rëndësinë e lidhjeve shpirtërore dhe njerëzore, në një kohë kur ato
kanë më shumë se kurrë nevojë të ruhen.
| Autori | Nuri Pakdil |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Joana Ruci |
| Kategoria |
Ese Letërsi e huaj |
| Numri i faqeve | 104 |
| Data e botimit | Nëntor 2026 |
| ISBN | 9789928961044 |
| Gjuha | Shqip |
































