Shporta juaj është bosh
Të vdesësh për të gjetur veten
Po sikur përvoja më e afërt me vdekjen të të mësonte si të jetosh vërtet?
Në këtë libër thellësisht personal dhe frymëzues, Anita Moorjani rrëfen përvojën e saj të jashtëzakonshme, kur, pas një beteje të gjatë me kancerin, trupi i saj u dorëzua dhe ajo u gjend në prag të vdekjes. Por ajo që përjetoi në atë gjendje ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e shihte jetën, dashurinë dhe vetveten.
Përmes një rrëfimi të sinqertë dhe prekës, autorja na fton të reflektojmë mbi frikën, paragjykimet, nevojën për t'u pranuar nga të tjerët dhe mbi mënyrën se si shpesh harrojmë të jemi vetvetja. Ajo na kujton se dashuria për veten nuk është egoizëm, por themeli i një jete të plotë.
Një libër që të sfidon të shohësh jetën me sy të tjerë dhe të kuptosh se, ndonjëherë, duhet të humbasësh gjithçka për të zbuluar atë që ka vërtet rëndësi: veten.
| Autori | Anita Moorjani |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Fabiana Papastefani |
| Kategoria |
Motivues Rritje personale |
| Numri i faqeve | 328 |
| Data e botimit | Nëntor 2026 |
| ISBN | 9789928961105 |
| Gjuha | Shqip |
































