Shihemi në majë

Le të jetë një libër që mund t’ju shërbejë në jetë për të bërë diçka ndryshe nga çdo gjë që keni bërë deri më tani!

“Shihemi në majë” është një ndër librat më të shitur, me mbi 12 000 kopje, në pesë vitet e fundit, ndërsa autori është një nga autorët më të lexuar modern maqedonas të kohës.

“Shihemi në majë”, shkruar nga Kosta Petrov, themeluesi 29-vjeçar i kompanisë P World, ju fton për udhëtim nëpër përrallën e tij jetësore të mbushur me momente të jashtëzakonshme, me ngjitje dhe rënie, përvoja të këndshme dhe të pakëndshme, të cilat janë pjesë e pandashme e “rrugës në të cilën rrallë kalohet”.

Ai që zgjedh këtë rrugë dhe e përballon, në fund e pret shpërblimi i merituar. Gjatë rrugëtimit të tij mbresëlënës, Kosta Petrov ballafaqohet me mundësitë e mëdha në Amerikë, skenat e hidhura në Pragë, me qendrën e luksit në Dubai, por edhe me realitetin e krijimit të një brendi global në rajonin tonë.

“Shihemi në majë” është një libër për ata që besojnë se në jetë të gjithë janë krijuar për të bërë gjëra të mëdha. Hyni në botën ku gjithçka është e mundur!

Detajet rreth librit
Autori Kosta Petrov
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Marta Ziba Rashidi
Kategoria

Biografi

Numri i faqeve 176
Data e botimit Mars 2018
ISBN 9789928235718
Gjuha Shqipe
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune