Me Papandreun në Europë

Është një libër i shkruar, herë-herë, edhe në formën e një ditari, të një lloji krejt të veçantë, që lexuesi ynë a kushdo qoftë ai, herë do të gjejë një rrëfim personal (orët e gjata në punë, kulturën e ushqimit, rreth veshjes etj.), e herë një rrëfim politiko-shoqëror të mbushur me ngjarje, kujtime, ndodhi të vogla e të mëdha, personazhe, takime të niveleve të larta, strategji të menduara mirë, tensione emocionale, presione, ambicie, tentativa për reforma e nisma me rëndësi, takime e bisedime, incidente e përplasje me politikanë të mëdhenj e të vegjël europianë e deri te problemi qipriot dhe përfshirja graduale e Greqisë në kuadrin europian.

Përmes këtij rrëfimi do të mund të kuptoni rëndësinë që ka bashkëpunimi mes njerëzve të thjeshtë e personaliteteve të larta politike, të shprehurit lirshëm të mendimit, pavarësisht qëndrimit të të tjerëve, qofshin ata kundërshtarë politikë a personalitete të huaja, të qenët pa komplekse, aftësia për të bërë humor dhe përdorur batuta në situata kritike, mirënjohja dhe respekti që duhet të tregojmë ndaj kolegëve, si shembulli më i mirë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane duke u nisur, së pari, nga vetja. Dhe, ajo që ka rëndësi edhe për ne, duke e parë librin në një këndvështrim tjetër, është marrëdhënia miqësore që ky politikan grek, si rrallëkush tjetër, është përpjekur të ndërtojë me vendin tonë, Shqipërinë, në një moment të vështirë historik, të mbetur pezull mes nesh prej kohësh.

Detajet rreth librit
Autori Theodhoros Pangallos
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Kristo Pulla
Kategoria

Kujtime

Me temë historike

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 224
Data e botimit Shkurt 2018
ISBN 9789928235655
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune