Shporta juaj është bosh
Babai i ndërlidhjes shqiptare
Le
të themi që në fillim se unë nuk mund të pretendoj t’u vesh rrobën e duhur
letraro-artistike këtyre shënimeve të thjeshta. Kjo do të ishte jashtë
mundësive dhe forcave të mia, prandaj lexuesi duhet të më falë.
Ka
qenë dëshira ime e përhershme që ta hedh në letër atë mori përshtypjesh që e
ruaj qysh nga ditët dhe vitet e luftës mbi përpjekjet që kam bërë për forcimin
e shërbimit të ndërlidhjes. Ne u nisëm atëherë nga hiçi. Që në fillim për vetë
kushtet konkrete, në të cilat e filluam luftën tonë, u synua që mjetet e
ndërlidhjes të ishin të thjeshta në përdorim dhe të kuptueshme. Sinjali në
praktik i atyre viteve ka qenë shkrehja e tri pushkëve dhe e një bombe. Kjo nuk
ishte diçka e re për shqiptarin. Le të kujtojmë se, shekuj më parë, jepej
kushtrimi duke ndezur zjarre të mëdha në vende të larta e të dukshme. Le të sjellim
pastaj ndër mend kushtrimin që jepej në malësitë tona, kur grykat i përcillnin
njëra-tjetrës atë “Eheeeej” të ngjethshme, që në mos i ngjan aq shumë krismës
së pushkës ia kalon asaj me dhjetëra herë për nga dramaciteti. Po le të vijmë
prapë te sinjali ynë praktik, i cili me gjithë thjeshtësinë e vet u siguroi
partizanëve shumë përparësi në ato vise. Kështu, në fundin e dimrit të vitit
1942, kur forcat e shumta armike u sulën për ta shkatërruar me zjarr e masakra
bazën e fortë të lëvizjes, që ndodhej në Mesaplik të rrethit të Vlorës, të gjitha fshatrat, duke filluar që nga
Tragjasi, Gjormi, Velça dhe deri në Kuç e Sevaster, u ngritën në këmbë sepse u
dha alarmi.
Autori | Kadri Brahimaj |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori Me temë historike |
Numri i faqeve | 464 |
Data e botimit | Gusht 2015 |
ISBN | 9789928235794 |
Gjuha | Shqipe |